Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Juventusi në garë për Castrovillin

2020/01/Castrovilli-e1580388096888.jpg
260:"FLORENCE, ITALY - OCTOBER 06: Gaetano Castrovilli of ACF Fiorentina greets fans after during the Serie A match between ACF Fiorentina and Udinese Calcio at Stadio Artemio Franchi on October 6, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Fiorentinës, Gaetano Castrovilli ka futur në ‘luftë’ dy rivalët e urryer, Interin dhe Juventusin.

Një emër i ri është shfaqur në listën e dëshirave të Juventusit. Bianconerët me sa duket kanë vendosur të përqendrohen te lojtarët e rinj dhe të talentuar për të ardhmen.

Dhe në këtë drejtim, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka vendosur pamjet e tij te Castrovilli i Fiorentinës, të cilin e duan në verë.

Gaetano Castrovilli (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon, pas dy sezonesh në Serie B me Cremonesen.

I ndjekur edhe nga Interi, drejtori i Juventusit është i gatshëm të sfidojë mentorin e tij, tani rivalin, Beppe Marotta.

Castrovilli me fanellën e Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Tuttosport, përveç Tonalit, i ndjekur edhe nga Inter - Juve ka vendosur shikimin e tyre te numri 8 i klubit Viola, i cili tashmë vlen mbi 30 milionë euro.

Transferimi i lojtarit nuk do të jetë e lehtë pasi drejtuesit e Fiorentinës: Rocco Commisso, Joe Barone dhe Daniele Prade, njihen si negociues të vështirë. /Telegrafi/