Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Arsenali udhëheqin garën për Mancinin

2018/11/Gianluca-Mancini-Atalanta-e1542231983405.jpg
300:"BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 11: Gianluca Mancini (R) of Atalanta BC celebrates his goal with his team-mate Robin Gosens during the Serie A match between Atalanta BC and FC Internazionale at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on November 11, 2018 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi dhe Arsenali njoftohet se po udhëheqin garën për qendërmbrojtësin e ri të Atalantas, Gianluca Mancini, i njohur me pseudonimin Marco Materazzi i ri.

Mbrojtësi i ri italian gjeti rrjetën në secilën nga tri paraqitjet e fundit të Serie A, duke përfshirë edhe atë në fitoren 4-1 ndaj Interit.

Ai kohëve të fundit ka pranuar se familja e tij janë të gjithë përkrahës të Interit dhe ai ka një tatuazh të numrit 23 të fanellës së Materazzit.

Kjo pasi ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë dhe lojtari disa vjeçar me Interin është idhulli i tij.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Atalanta nuk ka ndërmend të lejojë 23-vjeçarin të largohet në janar, por mund të fillojë të diskutojë me ekipet për një largim gjatë verës.

Momenti i golit të Mancinit ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi është favoriti dhe sigurisht klubi që ai do të preferonte, por ka konkurrencë edhe nga Liga Premier.

Arsenali është gjithashtu i gatshëm për të konkurruar dhe shkaktuar një luftë oferte me Interin. /Telegrafi/