Please enter at least 3 characters.

Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, biletat mund t’i blini rreth stadiumit

2019/04/stadiumi-1-730x427-696x407.jpg

Derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet sot.

Ky derbi gjilanas është zhvendosur në Prishtinë pasi stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për një derbi të tillë.

Për shkak të sigurisë, ky duel është zhvendosur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet dhe luhet nën ndriçimin e reflektorëve prej orës 20:00.

Ndërkohë, ka dy ditë që janë zbuluar çmimet e biletave që janë prej 3 deri 15 euro.

Por, ku mund t’i blini ato? Biletat do të shiten përreth stadiumit para çdo hyrje. /Telegrafi/Ky është çmimi i tyre:

Jug=3 Euro
Veri=3 Euro
Lindje=5 Euro
Perëndim=6 Euro
VIP=15 Euro