Inter Miami jep detaje të reja rreth lëndimit të Lionel Messit
Inter Miami ka dhënë një përditësim të shumëpritur mbi legjendën argjentinase Lionel Messi, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Philadelphia Union, gjatë së cilës ai regjistroi dy asistime për të frymëzuar skuadrën e tij drejt një fitoreje 6-4.
Raportime të shumta pohojnë se dëmtimi i Messit nuk është serioz dhe ai do të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar të Argjentinës në Kupën e Botës muajin e ardhshëm.
Megjithatë, për të qetësuar të gjithë argjentinasit është përkujdesur klubi i MLS, Inter Miami, i cili ka dalë me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të Messit.
🩺 Injury Update presented by @BaptistHealthSF
for Leo Messi.
Details: https://t.co/NPZn2mE33Vpic.twitter.com/Atg3JpAORd
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) May 25, 2026
“Pas kryerjes së testeve të mëtejshme mjekësore këtë të hënë, diagnoza fillestare tregon një mbingarkesë të lidhur me lodhjen muskulore në kofshën e majtë”.
"Afati kohor për rikthimin e tij në aktivitetin fizik do të varet nga progresi i tij klinik dhe funksional”, thuhet në deklaratën e klubit.
Kampionët në fuqi të botës do ta nisin edicionin e vitit 2026 kundër Algjerisë më 17 qershor dhe Messi pritet të jetë i gatshëm 100 për qind. /Telegrafi/


