Please enter at least 3 characters.

Inter 1-3 Udinese, nota e Behramit dhe lojtarëve tjerë(Foto)

2017/12/Karamoh-Behrami.jpg
333:"MILAN, ITALY - DECEMBER 16: Yann Karamoh of FC Internazionale Milano (C) competes for the ball with Valon Behrami (R) and Silvan Widmer (L) of Udinese Calcio during the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on December 16, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka humbur në shtëpi nga Udinese me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A, duke e shijuar kështu humbjen e parë për këtë sezon.

Nerazurrët e kanë shijuar humbjen e parë në kampionatin e sivjetmë nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke u mundur në shtëpi nga Udinese.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mauro Icardi (16') për Interin, ndërsa Kevin Lasagna (14'), Rodrigo De Paul (61') dhe Antonin Barak (77') për 'Zebrat'.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje befasisht është një lojtar i vendasve, me Antonio Candreva që u vlerësua me notë 8.4.

Edhe lojtari më notën më të ulët të ndeshjes vjen nga Interi dhe është portieri Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 5.9.

Yann Karamoh gjatë një dueli me Valon Behramin (Getty Images)

Te Udinese nota më e lartë shkoi për portierin Albano Bizzarri, i cili u notua me 8.0, ndërsa mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti për rreth 20 minuta dhe u vlerësua me notë 6.5. /Telegrafi/Inter:

Udinese: