Please enter at least 3 characters.

Institucionet komunale të Malishevës furnizohen me kontejner

2018/10/unnamed-6-8.jpg

Në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytetin e Malishevës, sot Drejtoria për Shërbime Publike, ka realizuar projektin e furnizimit me kontejner për mbeturina, për nevojat e institucioneve publike komunale.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, drejtoria është e përkushtuar për mirëmbajtje të pastërtisë dhe në kuadër të këtij përkushtimi, e kanë realizuar edhe këtë projekt në vlerë prej 14 mijë e 602.50 euro.

Ndryshe, mbeturinat në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatra dhe qytet, grumbullohen me thasë, ndërsa në institucionet publike komunale, ato duhet të grumbullohen përmes kontejnerëve, për shkak të natyrës së punës dhe funksionimit të institucioneve.