Please enter at least 3 characters.

Iniesta: Kurrë kundër Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë

2018/04/Iniesta-Barcelona-2.jpg
284:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 27: Andres Iniesta of FC Barcelona faces the media during a press conference at the Ciutat Deportiva Joan Gamper on April 27, 2018 in Barcelona, Spain. At the end of this season Andres Iniesta will leave the Catalan Club. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Andres Iniesta ka folur edhe për transferimin e tij në konferencën për lamtumirën e tij ga Barcelona.

Mesfushori spanjoll më herë gjatë ditës ka zyrtarizuar me lot në sy largimin nga Barcelona në fund të sezonin pas më shumë se 20 viteve të kaluara në klub.

Iniesta deklaroi se ky ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij, pasi pas shumë viteve të kaluara në këtë klub, e kuptoi se janë ekipi më i mirë në botë.

Spanjolli gjithashtu foli edhe për transferimin e tij të ardhshëm , ku theksoi se nuk do të luajë në Evropë, pasi nuk dëshiron të luaj kundër Barcelonës.

Iniesta konfirmoi ndarjen mes lotësh (Getty Images)

Ai ka qenë e lidhur me një lëvizje në Superligën Kineze, por ai refuzoi të konfirmojë se do të bashkohet me Chongqing Dangdai Lifan, ekipin që është raportuar.

"Ka ende gjëra që duhet të renditen", ka thënë fillimisht Iniesta.

Andres Iniesta (Getty Images)

"Kam thënë që kurrë nuk do të luaj kundër Barçës, kështu që nuk do të luaj në Evropë", përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, 33-vjeçari ka fituar gjithsej tetë tituj të La Ligës dhe katër tituj në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu edhe dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës. /Telegrafi/