Influencerja Alix Earle rrëfen vështirësitë me shëndetin mendor: Pësova sulm paniku për shkak të komenteve negative
Influencuesja e njohur, Alix Earle, ka folur hapur për sfidat me shëndetin e saj mendor, duke zbuluar se presioni dhe kritikat e vazhdueshme në rrjetet sociale e kanë çuar deri në një sulm paniku.
Në një video të publikuar në TikTok, 25-vjeçarja u kërkoi ndjekësve mirëkuptim, duke shpjeguar se kishte bërë një pauzë nga rrjetet sociale për t'u përqendruar te vetja.
Ajo tha se më parë ishte mësuar me komentet negative, pasi e konsideronte si pjesë të jetës së një personi publik, por së fundmi situata është bërë shumë më e rëndë.
@alixearle Update 🤪 love u guys sorry for the quiet week
♬ original sound - Alix Earle
"Çdo gjë që bëj, mënyra si dukem, me kë shoqërohem apo çfarë them, analizohet dhe kritikohet", u shpreh ajo.
Earle zbuloi se javën e kaluar përjetoi një sulm paniku gjatë një udhëtimi me avion.
Sipas saj, ndjen se shumë njerëz përpiqen të gjejnë domethënie të fshehta ose probleme në çdo postim që ajo bën, duke e kthyer çdo situatë në diçka shumë më të madhe sesa është në të vërtetë.
Për t'u larguar nga ky presion, influencuesja kaloi disa ditë me miqtë në Miami dhe vendosi të mos publikojë vlog-un e atij udhëtimi, pasi kishte filluar të analizonte në mënyrë të tepruar çdo detaj të vetes.
@alixearle I want to wear this dress everyday
♬ original sound - Alix Earle
Megjithatë, theksoi se e do punën si krijuese e përmbajtjes dhe nuk dëshiron që komentet negative ta bëjnë të urrejë veten.
Rrëfimi i saj u prit me shumë mbështetje nga ndjekësit, të cilët e inkurajuan të vazhdojë të kujdeset për shëndetin mendor dhe t'i japë përparësi mirëqenies personale. /Telegrafi/


