Please enter at least 3 characters.

Infektologu Izet Sadiku infektohet me coronavirus

2020/11/Izet-Sadiku-para-Komisionit-hetimor-parlamentar-ne-lidhje-me-menaxhimin-e-pandemise-covid19-foto-Ridvan-Slivova-4-e1603194731708-780x439-1.jpg

Infektologu, Izet Sadiku është prekur nga coronavirusi.

Sadiku ka thënë se pas simptomave që ka pasur ai është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Telegrafi.

"Sot pas disa simptomave gjatë kujdestarisë se mbrëmshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Do të vetizolohem për 14 ditë dhe do t'i ndjek rekomandimet të IKSHPK-së", ka shkruar Sadiku në Facebook.

Ndryshe, në vendin tonë është duke vazhduar rritja e rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 661 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 720./Telegrafi/