Please enter at least 3 characters.

Industria e turizmit ka regjistruar humbje prej 320 miliardë dollarësh

2020/07/GettyImages-1211017885.jpg
499:"People walk on the beach, some wearing masks, amid the novel coronavirus pandemic in Huntington Beach, California on April 25, 2020. - Orange County is the only county in the area where beaches remain open, lifeguards in Huntington Beach expect tens of thousands of people to flock the beach this weekend due to the heat wave. Lifeguards and law enforcement are patrolling the beach to make sure people are keeping their distance. (Photo by Apu GOMES / AFP) (Photo by APU GOMES/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka dhënë një vlerësim global të humbjeve për industrinë e turizmit.

OBT-ja njofton se industria ka regjistruar humbje prej 320 miliardë dollarësh në të gjithë botën, raporton france 24.

Raporti thotë se humbjet për industrinë e turizmit janë tre herë më të larta se gjatë krizës globale financiare të vitit 2009, transmeton Telegrafi.

Numri i turistëve ra me rreth 300 milionë gjatë pandemisë, duke rënë 56 për qind nga viti i kaluar.

"Këto të dhëna tregojnë se sa e rëndësishme është të fillosh turizmin sa më shpejt që të jetë e mundur, sa më shpejt që të jetë e sigurt për ta bërë këtë", tha sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili. "Rënia dramatike në destinacionet turistike ndërkombëtare vë në rrezik miliona jetë, përfshirë ato në vendet në zhvillim," përfundoi ai.

Ndryshe, Franca ishte vendi më i vizituar në botë i ndjekur nga Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/