Please enter at least 3 characters.

Indi, më shumë se gjysma e popullatës defekojnë në ambient të hapur

2016/01/f.0314181228697_m.jpg

Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2011 kanë treguar se revolucioni komunikues i Indisë është përhapur shumë shpejtë në shoqëri, mirëpo produktet e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe mbajtjen e higjienës edhe më tej janë të rralla.

Sipas të dhënave, 47 e familjeve në Indi kanë banja, ndërsa 63 për qind e familjeve posedojnë telefona, kryesisht celularë.

“Defekimi në ambient të hapur edhe më tej është problem i madh në vendin në të cilin këtë e bën rreth gjysma e popullatës”, kanë thënë autoritet e regjistrimit.

Regjistrimi po ashtu ka treguar se 30 për qind e familjeve nuk kanë rrymë, ndërsa 36 për qind e tyre nuk kanë ujë, prandaj duhet ta bartin atë. Ndërkaq, vetëm tre për qind e familjeve kanë kompjuterë të lidhur në internet. /Telegrafi/