Please enter at least 3 characters.

Ilira publikon këngën e re "Roalty"

2020/01/iliramusic_82069319_912394819218598_2024860754333153722_n-e1579957851865.jpg

Këngëtarja shqiptare shumë e suksesshme në Gjermani, Ilira Gashi, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"Roalty" mban titullin kënga e saj e re, e cila ka kuptimin "mbretërore".

Kënga është ritmike e zhanrit R&B, dhe është punuar me producentët e huaj si: Maria Ried, Jakub Rzucidlo, Tatjana Wenig, Ali Akgül, dhe Manu Zolle

"Roalty" vjen në YouTube edhe me një klip shumë të veçantë, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Ilira është një emër shumë i suksesshëm ndërkombëtar, dhe verën e kaluar ajo ishte prezente në Kosovë për festivalin "Sunny Hill".

Ky projekt muzikor pritet të jetë suksesi i saj i radhës në rrafshin ndërkombëtar të muzikës. /Telegrafi/