Please enter at least 3 characters.

Ideja e ndarjes nuk rrjedh nga qeveria e Serbisë

2016/01/f.0630182143338_m.jpg

“Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Bogdanovic në një intervistë për BBC.

Ai tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, autoritetet kosovare janë të vetëdijshme “për faktin se duhet të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, jo vetëm çështjet teknike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për statusin, sepse, e përsëris, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur për Serbinë”.

Bogdanovic ka thënë se ideja e ndarjes jo vetëm se është e huaj, por ajo nuk rrjedh nga qeveria e Serbisë “dhe unë e përsëris që qëndrimi ynë është krejtësisht tjetër, ai është i njohur dhe mendoj se nuk duhet të humbim shumë kohë për të”. /Telegrafi/