Please enter at least 3 characters.

Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin

2018/12/IcardiInteri.jpg
263:"ROME, ITALY - OCTOBER 29: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring the team's third goal during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 29, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauro Icardi ka thënë se misioni i tij në jetë është të shënojë gola dhe tregoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, madje as për Real Madridin.

Sulmuesi argjentinas foli në një intervistë të gjatë me gazetën Corriere dello Sport, ku tregoi misionin e tij jetësor.

"Një sulmues e ka detyrë të shënojë gola, një mesfushor të ndërtoj lojën, mbrojtësi të mbroj dhe portieri të bëjë pritje", ka thënë fillimisht Icardi.

"Mendoj se vetëm shënimi i golave nuk është gjë e keqe dhe ju mund të shkoni larg, pasi golat janë ajo që llogaritet në këtë sport".

"Flitet shumë për atë se sa bëj ose se nuk marr pjesë në lojën e ekipit, por nuk më intereson se çfarë thonë kritikët. Unë vetëm e di një mënyrë për të ndihmuar shokët e mi dhe kjo është për të vënë topin në rrjetë".

Festa e Maruo Icardit pas një goli ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

"Kam jetuar gjithmonë për gola, madje si një fëmijë. Mund ta bëj këtë dhe mendoj se duhet ta bëj. Shënimi i golave është misioni im në jetë".

"Kam shënuar më shumë se 100 gola që kur isha në Sampdoria, por mbetem pikërisht lojtari i njëjtë".

Në fund argjentinasi foli edhe për Real Madridin, më të cilët është lidhur për një kohë të gjatë.

"Nuk mendoj se kjo është koha e duhur, duke marrë parasysh se si po shkojnë gjërat. Përveç kësaj, unë jam i lumtur këtu ku jam. Rinovimi i kontratës do të vijë gjithashtu, në momentin e duhur. Kemi shumë kohë", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/