Please enter at least 3 characters.

Icardi: Është e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur

2018/10/Mauro-Icardi-3-e1540888371553.jpg
225:"ROME, ITALY - OCTOBER 29: Mauro Icardi of FC Internazionale gestures during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 29, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka qenë vendimtar në fitoren e zikaltërve ndaj Lazios.

Në fitoren 0-3 argjentinasi shënoi dy gola, duke ia mundësuar kështu skuadrës së Luciano Spallettit fitoren e gjashtë radhazi.

“Po kaloj në një periudhë të mirë me Interin. Ne po luajmë mirë, përveç ndeshjes kundër Barcelonës dhe ne duam të bëjmë më mirë", ka thënë sulmuesi për Sky Sport Italia.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Ne nuk jemi anti-Juventus, pasi jemi pak larg për të arritur atë që ata e kanë bërë në vitet e fundit, por ne jemi të lumtur me atë që po bëjmë. Jemi në rrugën e mirë dhe duam të vazhdojmë".

"Skuadra po përmirësohet, po punojmë që të përmirësohemi dhe të luajmë me topin dhe sot ia kemi dal mirë"

"Është e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur", ka shtuar Icardi.

Ndeshja e ardhshme është kundër Genoas. /Telegrafi/