Please enter at least 3 characters.

Icardi barazon Vierin me gola te Interi në Serie A

2018/10/Mauro-Icardi-1-e1538979800319.jpg
279:"FERRARA, ITALY - OCTOBER 07: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between SPAL and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on October 7, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauro Icardi ka barazuar Christian Vierin për gola në Serie A.

Argjentinasi duke se ka gjetur formën e mirë, ai ishte heroi i skuadrës zikaltër në fitoren 2-1 ndaj SPAL-it.

Që 25-vjeçari të shënojë 103 gola me ekipin nga Milano në kampionat elitar italian, atij iu nevojitën 165 paraqitje.

Ndërsa në nën tjetër Vierit për 103 gola iu nevojitën vetëm 143 paraqitje.

Lojtari që ka asistuar më së shumti Icardin është Ivan Perisic, kroati që nga dhjetori i 2015 ka dhuruar drejt Mauros plot 16 asistime.

Ndeshja e ardhshme e Interit në Serie A është kundër Milanit.

Lojtari me më së shumti gola në histori Neroazzurrët është Giuseppe Meazza (243 gola), pastaj vijnë: Benito Lorenzi (138), Istvan Nyers (133), Alessandro Altobelli (128), Sandro Mazzola (116) dhe Roberto Boninsegna (103). /Telegrafi/