Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic ka shënuar gola në katër dekada të ndryshme

2020/01/ZlatanIbrahiomovicmilan-2-e1578783461957.jpg
227:"CAGLIARI, ITALY - JANUARY 11: Zlatan Ibrahimovic of Milan looks on during the Serie A match between Cagliari Calcio and AC Milan at Sardegna Arena on January 11, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Zlatan Ibrahimovic e ka gjetur rrjetën në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Cagliarit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-0.

Ky nuk ishte vetëm një gol rikthyes për 38-vjeçarin me fanellën e Rossonerëve, porse shënoi një statistikë të mahnitshme.

Goli i shënuar do të thotë se Ibra ka arritur të realizojë në katër dekada të ndryshme, duke qenë se për herë të parë realizoi në vitin 1999 me Malmon.

Zlatan Ibrahimovic si lojtar u Malmos (Foto: IBL/Rex/Shutterstock)

Më 30 tetor 1999, Zlatan e shënoi golin e tij të parë për ekipin suedez në ndeshjen kundër Vastra Frolunda, para 7388 ditësh.

Që atëherë, ai ka kaluar një karrierë të jashtëzakonshme, si për trofetë e fituara, ashtu edhe për numrin e golave, i cili është ngritur në 475 të shtunën.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Gjatë karrierës së gjatë, Ibra ka luajtur për nëntë klube të ndryshme, në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë, Francë, Angli dhe SHBA.

Golat e Zlatan Ibrahimovic me klube deri më tani:

1999-2001 Malmo: 47 paraqitje, 18 gola2001-04 Ajax: 110 paraqitje, 48 gola2004-06 Juventus: 92 paraqitje, 26 gola2006-09 Inter: 117 paraqitje, 66 gola2009-10 Barcelona: 46 paraqitje, 22 gola2010-12 Milan: 85 paraqitje, 56 gola2012-16 PSG: 180 paraqitje, 156 gola2016-18 Man United: 53 paraqitje, 29 gola2018-19 LA Galaxy: 58 paraqitje, 53 gola2020 Milan: 1

/Telegrafi/