Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic befason të gjithë, afër transferimit në Bundesliga

2017/06/3DB612A300000578-4261694-image-a-2_1488184604228.jpg
14:"© Ian Hodgson

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Sulmuesit suedez do t'i skadojë kontrata në fund të këtij muaji dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Angli, Azi ose Amerikë.

'Ibracadabra' do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit evropian.

Suedezi është duke u kërkuar me ngulm nga ekipi gjerman Borussia Dortmund.

Ibra shihet si zëvendësimi adekuat i sulmuesit afrikan Pierre Emerick Aubameyang që do të largohet nga verdhezinjtë.

Mediat gjermane kanë shkruar se Ibrahimovic është i interesuar të luajë në Dortmund shkaku i tifozëve të mrekullueshëm që ka ekipi gjerman.

Gjithsesi Dortmund nuk do të mundet t'i ofrojë pagë si të Unitedit, mirëpo disa vite më parë suedezi i kishte premtuar Jurgen Kloppit se do të luante një ditë për Borussian.

Në rast transferimi në Dortmund, Ibrahimovic do të bëhej ndër futbollistët e radhë që do të luante në top pesë ligat evropiane si Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga. /Telegrafi/