Please enter at least 3 characters.

I vidhet vetura një personi në Suharekë

2024/10/shutterstock_1775230676.jpg

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 01:00, në rrugën "Ragip Haziraj" të Suharekës.

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, ankuesi, një qytetar kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Rasti mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/