Please enter at least 3 characters.

I mituri në Fushë Kosovë lëndohet rëndë, u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

“Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/