Please enter at least 3 characters.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Visar Ballovci ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

2020/09/120326050_10157066209541853_4915781848351944608_n-e1601296084798.jpg

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Visar Ballovci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjylata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ballovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të paraqitet para Gjykatës Speciale në Hagë më datën 12 tetor 2020.

“Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubravës, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë”, ka shkruar Ballovci.

Postimi i plotë:Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.Më lejoni të ju njoftoj se kam marr ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilëson e dëshmitarit.Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubravës, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë.Ballin e lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.Rroftë kjo ushtri Çlirimtare që jehonë i dha Ramush Haradinaj, emri i ti mos u harroftë asnjëherë aty ku flitet shqip.Me respekt i juaji Visar Ballovci! /Telegrafi/