Please enter at least 3 characters.

I kishte marrë para për t'i kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës, arrestohet i dyshuari

2023/08/Ndertesa-Komuna-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti para disa vitesh kishte marrë para nga një person për t'i kryer disa shërbime në Komune.

Arrestimi i personit të dyshuar është bërë ditën e premte, transmeton Telegrafi.

"Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që para dy viteve e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar ku i kishte marr një shumë parash për t’ia kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës", njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/