Please enter at least 3 characters.

I kishin shkruar letër Babadimrit duke i kërkuar lodra për Vitin e Ri, postieri nga Bosnja ua plotësoi kërkesat vëllezërve – madje u takua me ta

2022/01/1-117.jpg

Historia e postierit nga Tuzla dhe dy djemve të vegjël, ka prekur qytetarët nga e mbarë Bosnja e Hercegovina, e sot ka marrë edhe epilogun e saj.

Vogëlushit morën dhuratat që i kishin kërkuar nga Babadimri gjatë festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Klix.ba, postieri Ismet  Jashareviq gjatë zbrazjes së kutive postare kishte gjetur një letër interesante të një djali që i kishte shkruar Babadimrit, ku i kërkonte që atij dhe vëllait t’ju sjell nga një veturë lodër të dirigjohet nga distanca.

https://telegrafi.com/djaloshi-nga-bosnja-shkroi-leter-babadimrit-fale-postierit-eshte-plotesuar-deshira/

Pasi gjeti letrën, Jashareviq postoi në status në rrjetin social Facebook, me shpresën se do të arrijë të gjej dhe identifikojë vogëlushin.

Publikimi i tij shpejt u bë virale, e disa orë më vonë arriti t’i gjej vëllezërit Xhenan dhe Kenan. Me çantën e postierit plotë dhurata, Jashareviq shkoi para apartamentit ku jetonin vogëlushët me prindërit – e ky veprim i tij riktheu buzëqeshjen në fytyra e tyre.

E në shenjë falënderimit, djemtë i shkruan një letër interesante edhe postierit, të cilin e falënderuan. Ndërkaq posta ku ai punon ka njoftuar se janë krenar me kolegun e tyre. /Telegrafi/