Please enter at least 3 characters.

I infektuari i parë nga coronavirusi në Itali lirohet nga spitali, ka një mesazh për të gjithë

2020/03/29f67fe4969cf545a565c4feb7af98e8.jpg
593:"Personale sanitario nel nuovo reparto di terapia intensiva costruito dall'ospedale San Raffaele di Milano grazie alle donazioni raccolte con la campagna lanciata da Chiara Ferragni e Fedez., Milano, 23 Marzo 2020. I primi pazienti saranno tre malati ricoverati in postazioni di terapia intensiva allestite nel pronto soccorso dell'ospedale. Questi primi tre ingressi serviranno quindi ad 'alleggerire' un po' il carico dell'ospedale. Complessivamente il nuovo reparto, una tensostruttura, è dotato di 14 posti letto di terapia intensiva ed è stato realizzato in 10 giorni. ANSA/Andrea Fasani
4:"ANSA

I infektuari i parë nga coronavirusi në Itali, një 38 vjeçar nga Codogno, u lirua të hënën nga Spitali San Matteo i Paviasë.

Sipas agjencisë italiane ANSA përcjell Telegrafi, Mattia u pranua në një spital të Codogno më 19 shkurt, kur më pas u transferua në Spitalin Pavia më 21 shkurt, pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore, ndërsa filloi të merrte përsëri frymë lirshëm më 9 mars.

"Unë kam pasur fat, rri në shtëpi", tha Mattia.

"Është e mundur të shërohesh nga kjo sëmundje", u shpreh ai.

"Gjithashtu është e mrekullueshme të marrësh frymë përsëri”, ka thënë ndër tjerash Mattia.

Ndryshe në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6077.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orë janë verifikuar 4789 raste më shumë.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 7432 e në 24 orë kemi 408 pacientë të shëruar më shumë.

Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204, 20 692 po kurohen në struktura spitalore e 26 522 në kushte shtëpie./Telegrafi/