I heqin palmat në autostradën Tiranë-Durrës (Foto-Video)
09/02/2017
Po shkulen palmat e vendosura në autostradën Tiranë-Durrës. Krejtësisht të thara nga i ftohti, pemët po hiqen, për t'u rivendosur sërish pas zgjerimit të rrugës.
Projekti i palmave në këtë autostradë ka kushtuar rreth 600 mijë dollarë. Projekti ishte i përkohshëm, pasi autostrada pritet të zgjerohet me më shumë korsi.
Burime zyrtare thanë se palmat do të rivendosen sërish në anë të autostradës, në përfundim të punimeve. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5b4mt4_heqja-e-palmave-ne-autostraden-tirane-durres_news


