Please enter at least 3 characters.

I dashuri i Dua Lipës provokohet nga serbja, ai i kundërpërgjigjet duke ia bërë të ditur sovranitetin e Kosovës

2018/08/duas.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë gjendet në Kosovë.

Ajo do të performojë në natën e parë të festivalit "Sunny Hill" të premten, teksa në Prishtinë arriti dje (e mërkurë).

Dua nuk erdhi vetëm, pasi në këtë udhëtim, atë po e shoqëron edhe i dashuri i saj anglez, Isaac Carew.

Ky i fundit, me të ardhur këtu ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar për çastet e mira që po kalon në Prishtinë.

Mirëpo, një nga komentueset në Instagram me etni serbe, ka tentuar ta provokojë dhëndrin kosovar, duke i shkruar në koment "Mirëserdhe në Serbi".

I njëjti ka replikuar me një kundërpërgjigje epike në këtë koment, duke i shkruar asaj se mesa duket nuk e njeh edhe aq mirë gjeografinë.

“Gjeografia s’është pika jote më e fortë apo jo”, ka shkruar ai, teksa ka rrëmbyer mijëra pëlqime nga ndjekësit e tij të shumtë. /Telegrafi/