Please enter at least 3 characters.

I burgosuri vjedh një ''Land Rover'' në Shkup

2017/10/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-27-780x439.jpg

Dy persona janë arrestuar pas vjedhjes së një veutre ''Land Rover'', njëri nga të cilët ishte i dënuar, por që në momentin e vjedhjes kishte dalur për shëtitje ditore.

MPB bën të ditur se I.R (28) dhe Z.F (31), nga Shkupi, më 13 nëntor, kanë kryer vjedhjen. Vetura është lënë e ndezur para një dyqani dhe që të dy e kanë shfrytëzuar këtë moment të pakujdesisë së shoferit.

Hajnat kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes dhe veturën e kanë lënë në Llaskarcë të Shkupit. Përmes ADN-së është arritur të bëhet identifikimi i tyre./Telegrafi/

*Foto Ilustrim