'I bombarduam me të madhe' - Trump thotë se SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje para sulmeve të reja
Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e theu marrëveshjen "brenda një ore" kur qëlloi një dron drejt një anijeje.
Duke folur për emisionin "Meet the Press" të NBC-së, presidenti amerikan tha se Irani bëri një marrëveshje në të cilën "hoqi dorë nga gjithçka".
"Ne patëm takime me ta, ata ranë dakord për një marrëveshje dje - një marrëveshje perfekte për ne, jo armë bërthamore, jo kjo, jo ajo, jo asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka - dhe pastaj pas kësaj, ata u larguan nga dhoma, dhe pastaj brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje", tha ai.
"Unë thashë 'ju njerëz jeni të sëmurë. Ju jeni njerëz të sëmurë', theksoi ndër tjera Trump, transmeton Telegrafi.
"Ne i bombarduam me të madhe mbrëmë. Ata janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë", shtoi ai.
Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të SHBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafik komercial. /Telegrafi/


