Please enter at least 3 characters.

I bënë policët për "spital", për një tiketë kundërvajtjeje

2018/03/tiketa.png

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi i njëjti në shenjë revolte ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 10:00 në lagjen "Çamëria" në Kamenicë.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor në QMF-Kamenicë, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim