Please enter at least 3 characters.

I arrestuari për spiunazh është një ish-polic i Kosovës nga komuniteti serb

2024/06/317073329_433640942309503_8814889012387884681_n-600x375-1.jpg

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazh.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit nga organet e sigurisë, deri te arrestimi i Vlajiqit ka ardhur pas informacioneve të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ky mekanizëm i sigurisë,ka bërë që më pas, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot në mbrëmje, në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunazh.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, thuhet se “pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person”.