Please enter at least 3 characters.

Hyundai ka filluar ta testojë Elantra N, që lëshon tingull shumë të këndshëm

2020/04/Hyundai-foto-3.jpg

Ngjashmëri të madhe me modelin aktual, ndërsa tingulli është shumë më ndryshe

Kohë më parë, Hyundai Elantra N është parë derisa kishte filluar të testohej, ndërsa u shpërndanë imazhet që e tregonin se si dukej, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë kohë, Hyundai e shfaqi atë në lëvizje, derisa po ia bënë testimet e fundit, para se ta vë në prodhim.

Shtresat e kamuflazhit, nuk ia kanë fshehur linjat që janë thuajse të ngjashme me modelin aktual, ndërsa sistemi i nxjerrjes së gazrave tashmë është ndryshuar dhe funksionon me dy gypa.

Mirëpo, çfarë vërehet shumë, është tingulli shumë më i këndshëm i kësaj makine, që duket se është realizuar në mënyrë artificiale.

Në videon e shpërndarë, shihet Hyundai ELantra N në lëvizje, derisa dëgjohet edhe si tingëllon kjo makinë me 147 kuaj fuqi. /Telegrafi/