Please enter at least 3 characters.

Hyrje në sistemin kompjuterik, arrestohet një person në Pejë

2016/01/haker-euml-t-rus-euml-dep-euml-rtojn-euml-n-euml-sistemin-kompjuterik-t-euml-sht-euml-pis-euml-s-euml-bardh-euml_hd.jpg

Një person është arrestuar pasi në mënyrë të paautorizuar përmes internetit, i është qasur sistemeve kompjuterike të ankuesit dhe ka penguar në vazhdimësi funksionimin normal të infrastrukturës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00, në Pejë.

"Gjatë kontrollit në një lokacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:  5 Llap-top, 1 Tablet, 1 Modem, 1 Micto Tick,  1 celular dhe 1 kartë resiveri", thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/