Please enter at least 3 characters.

Hyri ilegalisht në territorin e Kosovës, arrestohet serbi

2022/05/83118716_2194239154204209_6410937965790363648_n.jpg

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Stanqiq, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Policia njofton se kishte ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti gjatë legjitimimit ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në
Kosovë përmes pikë kalimeve të rregullta kufitare ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe gjyqtari i shtetit. Pas procedimit të rastit në gjykatë i dyshuari është liruar. /Telegrafi/