Hykmete Bajrami: Për shkak të paaftësisë së partisë fituese, vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
26/10/2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së Kuvendit, duke thënë se zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për t% bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo shtoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së kapaciteteve politike për të ndërtuar shumicën qeverisëse, ndërsa theksoi se tashmë fjalën e fundit do ta kenë qytetarët.
“Partia fituese po e kthen besimin te qytetarët”, tha Bajrami.
Sipas saj, zgjedhjet e reja janë tashmë të pashmangshme dhe përbëjnë rrugën e vetme për të dalë nga bllokada politike në të cilën ndodhet vendi.


