Please enter at least 3 characters.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga detyra e ministres së Financave

2020/10/hykmete-bajrami-raportimi.jpg

Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e Financave, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti lirimin nga detyra.

Bajrami këtë e ka konfirmuar për Telegrafin.

"Sot nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kam kërkuar lirim nga detyra e ministres së Financave", ka pohuar ajo.

Bajrami ishte emëruar ministre e Financave në Qeverinë Hoti, pasi ajo ka qenë ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti.

Gjatë kohës kur Bajrami ishte ministre e Financave kishte ndodhur vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. /Telegrafi/