Hygerta Sako - banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 4
17/11/2025
Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, është banorja e parë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo ka qenë edhe ish-Miss Albania.
"Më pëlqen të sfidoj veten", ka thënë ajo në klipin që prezantoi për publikun.
"Njeri i dashur, i drejtë por mos më bini në qafë", shtoi tutje gjatë klipit.
Ajo kishte sytë e mbuluar teksa po qëndronte në shtëpinë më të famshme brenda.
Sonte në shtëpinë e Big Brother do të hyjnë gjithsej 20 konkurrentë.


