Hummels: Nuk largohem nga BVB për para
30/09/2014
25-vjeçari po kërkohet nga disa klube, ndërsa Manchester Unitedi udhëheq garën për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, futbollisti gjerman thotë se nuk ka dëshirë të largohet nga BVB dhe largimi i tij nuk është i motivuar nga paratë.
“Është gjë e bukur që dëgjoj se klubet e mëdha interesohen për mua. E marr si kompliment. Mirëpo, nuk ka kurrfarë ndikimi tek unë. Ne fitojmë mjaft para këtu te Dortmundi”.
“Gjithmonë do të jetë dikush që paguan më shumë se BVB. Por, Dortmundi ka përparuar shumë gjatë kohës time këtu”.
“Nëse një ditë filloj të mendoj për të luajtur jashtë vendit, paratë nuk do të jenë arsye”, ka theksuar Hummels për Bundesliga Magazine International. /Telegrafi/


