Please enter at least 3 characters.

Humbje e papranueshme nga Prishtina

2016/01/humbje-e-papranueshme-nga-prishtina_hd.jpg

Ndeshjen në Sofje trajneri i Prishtinës, Ceyhun Cabadak e filloi me një pesëshe mjaft të mirë, me Kendrick Jones që ishte lider i padiskutueshëm krahas Edmond Azemit.  

Dardan Berisha luajti si zëvëndësues dhe nuk pati impaktin e pritur prej tij gjatë ndeshjes.

Bullgarët dominuan në çerekun e parë, me Micic që ishte lideri i bullgarëve. Levski krijoi epërsi mjaft solide gjatë çerekut të parë, e cila u reflektua edhe në çerekun e dytë. Pas pjesës së parë, Levski kishte një epërsi prej 43 – 39.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka dhe Prishtina e filloi atë me mbrojtje shumë të fortë, duke e rikthyer rezultatin falë një serie prej 9-0 falë një Kendrick Jones mjaft të inspiruar, e që në fund u reflektua me një epërsi të thellë prej 10 pikësh, e cila u mbajt gjatë çerekut të katërt, ku mos konkretizimin e bullgarëve e shfrytëzuan Dardan Berisha dhe Blerim Mazreku që me dy treshe mbajtën në distancë vendasit.

Në fund gjithçka u prish. Epërsia prej 10 pikësh u shkrie deri në barazim një sekond pa përfunduar takimi, duke bërë që rezultati pas kohës së rregullt të jetë 77-77, që me të vërtet ishte e pakuptueshme se si ndodhi.

Në vazhdime ishin bullgarët ata që krijuan fillimisht një epërsi prej pesë pikësh, para se ngadalë Prishtina të shkrijë diferencën, por nuk arriti që të fitojë takimin pasi individualitetet e gabuara të Dardan Berishës, e sidomos Kendrick Jones kushtuan.

Kështu ndeshja përfundoi me rezultat 91-87 në të mirë të bullgarëve, pas një performance katastrofale në fund të këtij takimi.

Përkundër kësaj disfatë, Sigal Prishtina mban vendin e dytë me 13 pikë, po aq pikë sa kanë Galil Gilboa, Levski Sofia dhe Craiova e Rumanisë. Kumanova është në vendin e parë dhe ka 15 pikë.

Realizatorët më të mirë të Sigal Prishtinës

Kendrick Jones – 19 pikë
Waller – 18 pikë
Wesson – 16 pikë
Dardan Berisha – 12 pikë
Blerim Mazreku - 8 pikë

     TABELA - Balkan League

1.

Kumanova

15

2.

Gilboa Galil

13

3.

Prishtina

13

4.

Levski

13

5.

SCM Craiova

13

6.

Kozuv

12

7.

Peja

11

8.

Tivat

11

9.

Balkan

10

/Telegrafi/