Please enter at least 3 characters.

Humbja në peshë e Joshuas: Përparësitë, mangësitë, ndryshimet në dietë dhe stërvitjet

2018/03/JoshuaKlitchko-1-e1522526175870.jpg
275:"LONDON, ENGLAND - APRIL 29: Anthony Joshua (White Shorts) puts Wladimir Klitschko (Grey Shorts) down in the 5th round during the IBF, WBA and IBO Heavyweight World Title bout at Wembley Stadium on April 29, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Para meçit kundër Joseph Parkerit, Anthony Joshua është dashur që të humbë në peshë. Në matjet e fundit para duelit, ai peshonte diçka më shumë se 109 kilogramë që është edhe pesha e tij më e lehtë që nga viti 2014.

Pos përgatitjeve dhe anës teknike, dueli ndërmjet boksierit britanik dhe atij nga Zelanda e Re është përmendur edhe si çështje e peshës së dy boksierëve, pasi secili prej tyre dëshironte të ishte më i hollë dhe më i shpejtë.

Në duelin ndaj Carlos Takam, Joshua kishte shënuar peshën e tij më të rëndë (rreth 115 kilogramë), prandaj është dashur të angazhohej shumë për të rënë në peshë, por njëkohësisht për ta ruajtur fuqinë muskulore.

Përparësitë e humbjes në peshë

(Foto: Getty Images)

Në duelin ndaj Wladimir Klitschkos, Joshua kishte nevojë edhe për fuqi edhe për shpejtësi, ndërkohë që veçoria e Parker është shpejtësia dhe qëndrueshmëria.

Ndërkaq, edhe kundërshtari tjetër i mundshëm, Deontay Wilder, është duke humbur në peshë gradualisht duke i dhënë përparësi shpejtësisë goditëse.

Prandaj, edhe për Joshuan është njësoj - nëse peshon më pak, lëviz më shpejtë, jep më shumë goditje dhe do të ndjejë më shumë lehtësi në qëndrimin e tij.

Mangësitë e humbjes në peshë

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari është paksa i shqetësuar se fuqia e tij mund të zvogëlohet pas humbjes në peshë. Në përgjithësi, Joshua është shumë më i fuqishëm se kundërshtarët e tij dhe i mbizotëron pa kaluar gjysma e raundeve, dhe pastaj ua jep goditjet finale.

Kjo ka të bëjë me fuqinë e tij goditëse dhe dëmet që ua shkakton rivalëve. Për këtë arsye, ai nuk ka dashur të rrezikojë shumë në zvogëlimin e fuqisë përmes humbjes në peshë.

Dieta

Kemi raportuar se brenda një dite, Joshua konsumon shumë kalori, mirëpo para duelit ndaj Parker, 28-vjeçari ka qenë shumë i disiplinuar. Ai nuk e ka reduktuar sasinë e ushqimit të konsumuar, por ka qëndruar më gjatë në stërvitje duke djegur shumicën e kalorive që i ka marrë me ushqim.

Në një ditë me stërvitje, britaniku konsumon rreth 5.000 kalori në ditë (që është dy herë më shumë se konsumimi i një njeriu të zakonshëm). Por, në stërvitje i ka djegur 2.000 kalori.

Ndryshimet e vogla në dietëMëngjesi: Fruta të freskëta, drithëra të tretur, jogurt, qumësht, 4/5 vezë, perime.Para ushtrimeve: Pije me elektrolitePas ushtrimeve: Pije me proteina, sallatë/pastaDrekë: Gjokse pule, perime, patate, jogurt dhe mjaltëDarka: Fetë mishi, pasta/oriz/kuinoa, perime, akullore pemësh ose jogurt pemësh

Komenti i Joshuas në lidhje me rutinën stërvitore dhe të ushqyerjes

(Foto: Getty Images)

Joshua ka refuzuar që t'i japë shumë rëndësi figurës trupore para duelit ndaj Parker, përkundër se këtë ia ka kërkuar stafi i tij trajnues. Megjithatë, ai ka pranuar se e ka ndryshuar rutinën ushqyese dhe stërvitore.

"Kam kujdes se çfarë ha, vrapoj më shumë dhe ushtroj më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Mendoj se tendosja është e rëndësishme. Sepse duke qenë i madh mund të shkaktoj tendosje".

"Tash përpiqem për më shumë tendosje për ta mbajtur trupin më të lirë. Nuk ha shumë meze, gjë të cilën kampionët e peshave të rënda mund ta bëjnë", kanë fjalët e Joshuas në lidhje me ndryshimet në rutinën e tij, të cilat i ka bërë para duelit ndaj boksierit nga Zelanda e Re.

Stërvitjet nën ujë, joga dhe ushtrimet tjera

Joshua u ka dhënë rëndësi stërvitjeve nën ujë duke marrë shembull legjendën Muhammed Ali, i cili ka bërë stërvitje të tilla.

Po ashtu, joga është ndër ushtrimet që ka preferuar të bëjë 28-vjeçari gjatë përgatitjeve të tij.

Ai ka bërë edhe shumë stërvitje të tjera për të gjetur baraspeshën ndërmjet ndërtimit fizik trupor, fitimit të kondicionit dhe humbjes në peshë. /Telegrafi/