Humbi kontaktet me të birin që nga 24 prilli, gruaja nga Leposaviqi raporton rastin në polici
29/04/2026
Në Leposaviq është raportuar një rast i personit të zhdukur, pasi një grua shtetase e Serbisë ka njoftuar autoritetet se ka humbur kontaktet me djalin e saj.
Sipas raportit, viktima mashkull, po ashtu shtetas i Serbisë, është raportuar i zhdukur më 24 prill 2026 rreth orës 11:40.
Ankuesja ka deklaruar se nuk ka arritur të kontaktojë më me të birin, duke ngritur shqetësime për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes. /Telegrafi/


