Please enter at least 3 characters.

Huawei Ascend P8 paraqitet sot, por del nesër zyrtarisht!

2016/01/huawei-ascend-p8-paraqitet-sot-por-del-nes-euml-r-zyrtarisht_hd.jpg

Telefoni i ri kryesor i firmës kineze është fotografuar në një billboard së bashku me modelin tjetër më të lirë, Ascend P8 Lite, raporton Noëhereelse.

Posteri promovues tregon se pajisjet e reja mobile të kompanisë do të jenë në dispozicion në të zezë, të bardhë, argjendtë dhe opsionin me ngjyrë ari.

Raportet e mëhershme sugjerojnë se Ascend P8 do të vijë me ekranin prej 5.2-inç në Full HD, procesorin 8-core HiSilicon Kirin 935 në 2.2GHz, 3GB RAM, dhe kamerën kryesore me 13MP.

Lansimi zyrtar i telefonit pritet të bëhet nesër në Londër. (Telegrafi)