Please enter at least 3 characters.

HP me plane për printerët 3D

2016/01/hp-me-plane-p-euml-r-printer-euml-t-3d_hd.jpg

Sipas drejtueses së HP, problemet aktuale me printerët 3D janë kualiteti, dhe puna e ngadaltë e printerit, mirëpo Whitman thotë se HP ka arritur t’i zgjidh këto çështje, dhe përmirësimi do të vërehet në produktet e ardhshme të kompanisë që do t’i lansojë në treg.

Printerët e parë të HP-së do tu dedikohen përdoruesve të biznesit fillimisht, pasi që këto të fundit kanë kërkesa për krijimin e produkteve prototip apo lansimin e produkteve të reja të bazuara në shtypin me 3D.

Ndërsa përdoruesit individual do ta kenë mundësinë e dërgimit të dokumenteve të tyre në HP, dhe ta presin prodhimin e tyre nga ana e kompanisë. / Telegrafi /