Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Egjipti

2016/01/f.0715172927740_m.jpg

Sipas komunikatës së MPJ-së, delegacioni është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit mësohet se i ka informuar gazetarët për reformat e brendshme dhe rëndësinë e fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka thënë se marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe atij të Egjiptit kanë qenë tradicionalisht të mira. “Prandaj, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit do të ishte një përmbyllje e ciklit të miqësisë historike mes dy popujve”, ka thënë ai.

Kryesuesi i delegacionit të shoqërisë civile dhe mediave egjiptiane, ambasadori Mohamed Fathy Rifaah El Tahataëy, ka siguruar Hoxhajn se Egjipti shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJ-së. /Telegrafi/