Hoxha: Fillimi është i vështirë
17/08/2014
"Ndeshjet e para janë shumë të vështira. Ne do të tentojmë që të korrim fitore në mënyrë që t'i gëzojmë tifozët tanë të shumtë”, tha Hoxha për Arenën.
Ai vlerëson lart Drenicën. “Drenica ka ekip të mirë, por ne do të mundohemi që me angazhim maksimal të arrijmë tek fitorja”, shtoi ai për gazetën.
Pjesë e Vëllaznimit janë bërë edhe Roland Duraku, që u rikthye pas më shumë se njëviti pushim, Krenar Vokshi, Dardan Rogova, Arian Jasiqi e Nikollë Dushi. Të ardhurit pritet të luajnë në përballjen e sotme. /Telegrafi/


