Please enter at least 3 characters.

Hoti uron të rinjtë në ditën e tyre

2020/07/Demokracia-ne-Veprim-DnV-konference-Procesi-Zgjedhor-2019-Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-20.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën e të Rinjve, falënderoi për kontributin e tyre në ballafaqim me COVID-19 të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Ai tha se sot jemi të obliguar që të jemi të bashkuar në thirrjen për kujdes të shtuar dhe respektim të masave.

“Të dashur të rinj, urime dita e juaj! Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me #COVID19. Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave”, shkroi Hoti.