Please enter at least 3 characters.

Hoti thotë se Qeveria ka dështuar në të gjitha premtimet e dhëna për shëndetësi - liston disa prej tyre

2023/08/Avdullah-Hoti-vizite-ne-BQK-foto-Ridvan-Slivova-2-e1722853404799.jpg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë disa kritika mbi Qeverinë Kurti, duke thënë se ka dështuar të realizon premtimet e bëra.

Hoti pohon se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha premtimet në shëndetësi, përmes të cilave e kanë kërkuar besimin e qytetarëve në 2021, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë në Facebook, Hoti ka listuar disa projekte që sipas tij, janë lënë anash nga pushteti:

Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është funksionalizuar.Sigurimet Shëndetësore nuk kanë nisur ende.Ja çfarë thotë auditimi i brendshëm për furnizimin me barna:Nuk ka planifikim adekuat për furnizim me barna esenciale,Vetëm gjysma e barnave të parapara sigurohen,Pak mbi gjysma e materialit medicinal sigurohet,Disa reparte nuk mbajnë evidencë për shpenzimin e barnave,Gjatë vitit 2023 ka pasur blerje të barnave jashtë listës esenciale, dhe këto blerje në disa klinika nuk regjistrohen.

Tutje, Hoti ka shtuar se “Buxheti mbetet shumë i ulët, me vetëm 260 dollarë për kokë banori, krahasuar me 4,000 dollarë për vendet e OECD-së”.

“Emigrimi i stafit shëndetësor është rritur me 50% nga viti 2021 e këndej. Mbi 800 mjekë kanë emigruar”.

Mes tjerash, ai ka theksuar se ligji i pagave nuk ka zgjidhur asgjë dhe se pagat janë devalvuar nga inflacioni i lartë.

Hoti në fund ka pohuar se investimet kapitale në shëndetësi kanë qenë të papërfillshme./Telegrafi/