Please enter at least 3 characters.

Hoti sot në Samitin e Sofjes

2020/10/konference-Avdullah-Hoti-pase-kthimit-nga-Uashingtoni-foto-Ridvan-Slivova-7-e1600156675290-780x439-1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes - Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal - Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Për shkak të pandemisë me COVID 19, takimi do të jetë virtual.

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.