Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti.
Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qeverinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë.
Për votimin e Qeverisë Kurti 2 kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër 30.
Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.
Ky është Kabineti Qeveritar:Kryeministër, Albin KurtiZëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija RexhepiMinistër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran MuratiMinistre e Drejtësisë, Albulena HaxhiuMinistër i Shëndetësisë, Arben VitiaMinistre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie NagavciMinistër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah ÇekuMinistër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert KrasniqiMinistër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn AliuMinistër i Bujqësisë, Faton PeciMinistër i Mbrojtjes, Armend MehajMinistër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal SveçlaMinistre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta HajdariMinistre e Ekonomisë, Artane RizvanolliMinistër për Komunitete dhe Kthim, Goran RakiqMinistër për Zhvillim Rajonal, Fi
krim Damka/Telegrafi/