Horoskopi javor për periudhën nga 26 prill – 03 maj
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Konsumoni ushqim të shëndoshë.
Dashuria: Nuk ka nevojë të humbni energjinë e çmueshme, me këmbëngulje po përpiqeni ta ndryshoni sjelljen e partnerit apo të ndikoni në rrjedhën e ngjarjeve e cila nuk varet nga vullneti juaj. Gjithmonë ekziston “kufiri i artë” midis dëshirave në dashuri dhe mundësive reale, madje nga të dyja anët. Ruajeni afërsinë emocionale me personin e dashur.
Shëndeti: Lëvizni më shumë.
Dashuria: Kënaqësia e cila ju përcjell në raport me personin e dashur paraqet pjesën më të mirë të realitetit, i cili ndikon në humorin dhe në entuziazmin tuaj. Inspirimi emocional dhe fantazia janë të pashtershme, në qoftë se jeni në shoqëri të vërtetë apo me personin i cili tek Ju nxit mendime të bukura dhe “energji magjike”. Ruani pikëpamjen emocionale për botën përreth jush.
Shëndeti: Dilni më shpesh në natyrë.
Dashuria: Partneri shpesh po mungon për arsye që ju nuk i dini, kështu që po jua pamundëson kujdesin e vet emocional. Dëshironi që fshehurazi të realizohet një takim romantik apo të ndieni impuls tëri. Çdo gjë është e mundshme, kur përputhen ndjenjat dhe mendimet tuaja.
Shëndeti: Mundeni stresin. Keni nevojë për një pushim shpirtëror.
Dashuria: Në dashuri dëshironi të keni shumë kënaqësi dhe butësi në raport me personin e dashur. Ju nevojitet një “nxitje e vogël” që të ndieni një entuziazëm të madh, lumturi apo inspirim emocional. Në qoftë se jeni i lirë, përgjigjuni porosisë apo ledhatimit të dikujt.
Shëndeti: Gjendje relativisht e mirë.
Dashuria: Partneri po provon t’i zgjidhë dilemat e përbashkëta dhe po pret përkrahjen tuaj emocionale. Çdo gjë e merr kuptimin e vet të vërtetë, nëse ekzistojnë përgjigjja e përbashkët, raportet e harmonishme dhe vullneti i mirë. Mos lejoni që dikush ta prishë harmonin tuaj familjare dhe marrëdhënien dashurore.
Shëndeti: Nuk keni arsye për shqetësim, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Partneri po përpiqet që t’ju bëjë të lumtur në mënyra ndryshme dhe që t’i plotësojë pritjet tuaja. Mirëkuptimi emocional dhe plotësimi reciprok në dashuri, paraqesin lëvizje pozitive në raport me disa ngjarje paraprake të cilat ju kanë brengosur.
Shëndeti: Sëmundjet psikomatike mund të shfaqen për shkak të ndjeshmërisë së madhe. Askush nuk mund t’i kuptojë emocionet dhe reagimet tuaja të mëdha, sikur edhe atë që po ndodh në kokën tuaj.
Dashuria: Jeni i dashuruar, romantik dhe sentimental. Jeni nën ndikimin e drejtpërdrejtë të partnerit. Më në fund jeni me personin i cili ju kupton.
Shëndeti: Lodhja është pasojë e ngarkesave të mëdha. Nuk i keni vlerësuar mirë mundësitë tuaja, mirëpo, fatmirësisht, problemi është i thjeshtë dhe lehtë i zgjidhshëm.
Dashuria: Shumica e pjesëtarëve të shenjës së Akrepit po e vazhdon lidhjen e papërfunduar. Edhe pse jeni betuar se nuk do të lëshoni pe, megjithatë këtë gjë do ta bëni. Kurrë mos thoni kurrë.
Shëndeti: Shëndeti juaj është i shkëlqyeshëm, jeni fatlumë dhe i kënaqur. Mirëpo, mos e teproni me ushqim dhe me pije, sepse rreziku vjen nga to. Bëhuni i kujdesshëm.
Dashuria: Shumica e pjesëtarëve të shenjës së Shigjetarit janë të dashuruar apo të qetë në planin emocional. Ju presin kënaqësi, para së gjithash, seksuale. Në se mendoni për pasardhës, është çasti më i mirë.
Shëndeti: Nëse do ta shpenzoni fuqinë e cila tashmë ju mungon, lehtë mund t’i aktivizoni problemet e natyrës hormonale dhe nervore. Tani për tani çdo gjë është në rregull.
Dashuria: Një thirrje telefonike e personit për të cilin tashmë jeni duke menduar pandërprerë, mund t’ju çojë në një takim fatal. Nëse keni lidhje të qëndrueshme, situata me partnerin do të përmirësohet.
Shëndeti: Probleme me rrugët urinare janë pasojë e infeksionit virusal dhe e ftohjes. Gjinia e bukur mund të ketë probleme gjinekologjike.
Dashuria: Ekziston shansi që këto ditë të njihni “një person fatal”. Në planin emocional keni harmoni, sepse po hasni në mirëkuptimin e partnerit për shumë çështje. Nëse keni lidhje të përhershme, ju presin çaste të paharruara.
Shëndeti: Për shkak të tendosjes nervore, ju këshillohet qëndrim në natyrë dhe të merreni me sport. Problemet me tepricën e peshës trupore mund të zgjidhen.
Dashuria: Jeni në fazën e ngritjes së forcës seksuale, andaj do të niseni në sulm. Me partnerin keni lidhje të fuqishme dhe stabile. Askush nuk mund t’ju ndajë. Plot kënaqësi ju ofron një person i zjarrtë i lindur në shenjën e Dashit. Pranojeni sfidën. /Telegrafi/


