Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 shkurt
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.
Dashuria: Jini të durueshëm me personin tuaj të dashur dhe mos insistoni në pikëpamjet tuaja, veçanërisht nëse ai dëshiron që ju të flisni për tema serioze. Këto ditë keni tendencë të ekzagjeroni gjithçka, madje edhe problemet. Nëse i nënshtroheni presionit, do të përballeni me një keqkuptim të madh, ndërsa disa me një krizë serioze dashurie.
Shëndeti: Po ndiheni të rraskapitur. Lejoni vetes një pushim.
Dashuria: Ju jeni intriguar nga dikush i ri dhe këto ditë jeni duke u përpjekur të përqendroheni në të. Mos filloni aventura të reja emocionale, veçanërisht nëse nuk jeni ndarë përfundimisht me dikë nga e kaluara. Kujtimet që ju mundojnë mund të bëhen pengesë e pakapërcyeshme për një lidhje të re dashurie.
Shëndeti:: Jeni duke u ndier i lodhur. Keni nevojë për një pushim të mirë.
Dashuria: Diçka mungon në marrëdhëniet me personin e dashur. Po ndieni se atmosfera ka ndryshuar dhe nuk e dini cili është shkaku. Ndoshta ju keni qenë shumë të qetë në të kaluarën, sepse e keni pranuar dashurinë si diçka që është e sigurt dhe e paprekshme. Kushtojuni personit tuaj të dashur para se të jetë vonë.
Shëndeti: Nervozizmi.
Dashuria: Marrëdhënia me personin e dashur duhet të definohet. Ju jeni të vetëdijshëm se një fazë e dashurisë suaj po kalon dhe se është koha për të vendosur se çfarë të bëni më tej.
Shëndeti: Pagjumësia.
Dashuria: Nga frika e lëkundjes së stabilitetit të dukshëm në marrëdhënie me personin e dashur, ju merrni përgjegjësinë për gjithçka. Ju mund të bini në një konflikt serioz me personin e dashur, sepse po e vlerësoni gabimisht situatën.
Shëndeti: Kujdes nga infeksionet, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Do të jeni shumë nën tension, kështu që gjithçka mund të duket shumë e errët për ju. Këshilla është që të mos përfshiheni në asnjë diskutim ose debat me personin e dashur. Përveç kësaj, aspekti i transitit që ju shqetëson këto ditë përshkruan gënjeshtra, sekrete dhe skandale. Kini kujdes se çfarë dhe kujt i thoni ose i besoni.
Puna: Kjo periudhë nuk është e favorshme për fillimin e aktiviteteve të reja, sepse keni një rënie të ndjeshme energjie. Është koha për të bërë një përmbledhje serioze të çdo gjëje që është bërë. Nëse keni bërë fshehurazi disa lëvizje, jini të vetëdijshëm se puna juaj e palodhur dhe përkushtimi në vendin e punës nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sidoqoftë, do të duhet të prisni edhe pak për rezultate konkrete.
Shëndeti: Alergji.
Dashuria: Tema kryesore në këtë fushë të jetës do të jenë kohët e kaluara, sinqeriteti ose heshtja, qoftë nga ju ose nga personi juaj i dashur. Pasiguria e rezultatit mund të shkaktojë shqetësime të mëdha që do t'ju bëjë të ndiheni madje edhe i sëmurë. Kriza është e përkohshme, pa pasoja afatgjata.
Shëndeti: Dhembje të kokës.
Dashuria: Marrëdhënia nga e cila keni pritur shumë do të bëhet e lodhshme. Personi juaj i dashur nuk është më në humorin si më parë, edhe pse duket se ai ju do më shumë sesa ju e doni atë. Është e vështirë për ju ta shijoni, bëhuni të vetëdijshëm se pritjet e të tjerëve janë një barrë e madhe për ju. E gjithë kjo mund të jetë një arsye për të konsideruar ndërprerjen e marrëdhënies.
Shëndeti: Probleme me sytë.
Dashuria: Duhet të mbështeteni te partneri juaj, në vend që t’i përvilni mëngët dhe të siguroni një rrugëdalje nga një problem me forca vetjake. Ndoshta ju do të ikni nga iniciativa, sepse duhet të sakrifikoni diçka. Ju jeni të vetëdijshëm se mund të prishet marrëdhënia me personin e dashur, të paktën tani për tani, nuk jeni në humor të mirë.
Shëndeti: Dhembje të sinuseve.
Dashuria: Ndryshueshmëria e humorit tuaj mund të jetë shkas për debate të pakëndshme. Nëse nuk do t’i kontrolloni lëkundjet e mëdha emocionale, bisedat e zakonshme mund të kthehen në një konflikt serioz pas të cilit nuk do të ketë kthim në të vjetrën. Nëse është e mundur, shmangni takimin me partnerin tuaj këto ditë.
Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
Dashuria: Si në planin afarist, ashtu edhe në atë të dashurisë, para jush do të jetë një javë plot dinamikë. Kjo kërkon shumë energji nga ju, e cila do t’ju sjellë përparim. Bisedat që do të bëni këto ditë nuk do të japin rezultate spektakolare, prandaj ngadalësoni dhe shmangni bindjen.
Shëndeti: Gastriti.
Dashuria: Nga njëra anë, keni dëshirë të madhe për liri, nga ana tjetër kënaqeni kur keni dikë në krah. Mos lejoni që një gjendje shpirtërore melankolike t'ju çojë në lëvizje të nxituara, veçanërisht këto ditë. Rrethanat së shpejti do të ndryshojnë, prandaj nuk është gjë e mençur të marrësh vendime të rëndësishme derisa të sqarohet situata. /Telegrafi/


